“Thaçi ta harrojë egon e tij” – Vuçiq kërkon të mos transformohet FSK-ja

“Thaçi ta harrojë egon e tij” – Vuçiq kërkon të mos transformohet FSK-ja

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka sugjeruar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që të harrojë egon e tij dhe të mos e formojë Ushtrinë e Kosovës.

Kryeministri serb, me rastin e shkrimeve në mediet kosovare se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka hequr dorë nga formimi i ushtrisë së Kosovës, tha se nuk mund të thotë asgjë gjë në bazë të shkrimeve në gazeta, por se kjo do të relaksonte në mënyrë të konsiderueshme marrëdhëniet tona.

“Kjo do të relaksonte në mënyrë të konsiderueshme marrëdhëniet tona dhe do të ulte tensionet. Do të ishte mirë që kjo të jetë e vërtetë, por unë nuk mund të them diçka duke u bazuar në mediet e Prishtinës”, tha Vuçiq dhe shtoi se nuk do të ishte keq që “Thaçi për një ditë të harrojë egon e tij”.

Kryeministri serb theksoi se është e rëndësishme që të ketë paqe, stabilitet dhe biseda tolerante.

“Unë shpresoj dhe dua të besoj se ai (Thaçi) e kupton këtë”, tha Vuçiq. /Insajderi.com