Vuçiq do të mbajë konferencë lidhur me situatën në Kosovë

Vuçiq do të mbajë konferencë lidhur me situatën në Kosovë

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq do të mbajë një konferencë për media lidhur me situatën e krijuar pas nisjes së trenit nga Beogradi për në Kosovë.

Qeveria e Serbisë ka njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 18:30 në zyrat e Qeverisë.

Që nga mëngjesi një tren me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe me elemente nacionalistë është nisur nga Beogradi për në Kosovë.

Reagime të shumta kanë ardhur nga disa prej politikanëve të vendit, përfshirë edhe presidentin Hashim Thaci, i cili tha se ky tren duhet të ndalohet.