Vuçiq do të bëjë fushatë zgjedhore në Kosovë

Vuçiq do të bëjë fushatë zgjedhore në Kosovë

Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Serbisë dhe njëkohësisht udhëheqësi i partisë SNS, ka thënë se gjatë fushatës presidenciale do të vizitojë Kosovën, dhe se pret shumë mbështetje nga qytetarët që jetojnë atje.

“Çfarë fushatë është kjo e të mos shkohet në Kosovë? Pres mbështetje të madhe pasi herën e fundit atje kemi marrë 67 për qind e tani presim të paktën 70 për qind, pasi që i kam përfaqësuar me kurajë dhe përgjegjësi”, ka thënë Vuçiç, raporton B92.

Kryeministri serb nuk ka treguar se kur do të vizitojë Kosovën gjatë fushatës presidenciale.

Fushata për zgjedhjet presidenciale, të shpallura me 2 prill, do të zgjasë një muaj, ndërsa Vuçiq herën e fundit në Kosovë ka qenë në prill të vitit të kaluar.

“Kudo që të shikoni rreth nesh, nga Maqedonia në Mal të Zi, ka jostabilitet, ndërsa Serbia ka lulëzuar dhe do arrijë të ruajë stabilitetin” ka shtuar Vuçiq.

Ndërsa ai nuk deshi të shprehë mendimet e tij për atë se faji i kujt ka sjellë Maqedoninë dhe vendet tjera në atë kaos, por tha që nuk do të lejojë të ndodhë e njëjta gjë edhe në Serbi, sa do që me rastin Haradinaj po abuzohet ndaj serbëve./Insajderi.com