Vuçiq takon sot Putinin

Vuçiq takon sot Putinin

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njëherësh kandidat për president, udhëtoi në Moskë, ku do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin.

Ditë më parë, Vuçiq ka takuar në Berlin kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Thuhet se Vuçiq do që t’iu tregojë zgjedhësve se ka edhe mbështetjen e Bashkimit Evropian, edhe të Rusisë.

Me të arritur në Moskë, Vuçiq tha se marrëdhëniet ekonomike do të jenë në fokus.

“Serbia synon që me Federatën Ruse të përshpejtojë marrëdhëniet ekonomike dhe të rrisë nivelin e tregtisë”, tha Vuçiq.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi mbahen më 2 prill./Insajderi.com