Vuçiq takohet me Thaçin por pas takimit merret me Haradinajn

Vuçiq takohet me Thaçin por pas takimit merret me Haradinajn

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka komentuar takimin e sontëm në mes tij dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai për televizionin serb “Pink”, ka folur për këtë takim me Thaçin, por në qendër të deklrimeve të tij ka qenë kryeministri Ramush Haradinaj.

Vuçiq e ka akuzuar Haradinajn, se në një takim të përbashkët, kreu i qeverisë kosovare i kishte thënë se nuk kishte pasur kohë që t’i lexojë marrëveshjet e nënshkruara deri më tani në mes Kosovës dhe Serbisë.

“I thash Mogherinit se ky takim ishte i njejti me të tjerët. Kur e ke Haradinajt që thotë se nuk ka pasur kohë të lexoj, dhe ta mendosh se marrëveshjet e Brukselit kanë faqe dhe tekst e ata nuk mund ta lexojën atë marrëveshje as për 5 vjet, kjo është një ftyerje ndaj nesh, për Serbinë”, raporton Insajderi.

Ai gjithashtu deklaroi se për mos formimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe, nuk është fajtorë vetëm pala shqiptare, duke hedhur fajin edhe te akterët e Bashkimit Evropian.

“Fakti që gjashtë pika të Marrëveshjes së Brukselit në lidhje me Komunitetin e Komunave Serbe nuk janë plotësuar nuk mund të jetë vetëm faji i shqiptarëve,” tha Vuçiq.

“Luftërat më të këqija kanë përfunduar në pesë vjet,” tha presidenti dhe kujtoi se Serbia ka përmbushur gjithçka nga pikat 7 deri në 15 të asaj marrëveshjeje’, ka thënë presidenti serb.

Ai në fund ka thënë se Serbia po hesht sepse po dëshiron ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por që sipas tij kjo gjë nuk mund të vazhdojë gjatë.

“Unë i thashë Mogerinit se Serbia se po bën gjithçka për të qenë në BE, por është e pamundur që Serbia të shkatërrojë të gjithë interesat e saj, ve për t’ia plotësuar dëshirat disa anëtarëve të BE-së”, ka thënë në fund Aleksandër Vuiq./Insajderi.com