Vuçiq reagon për arrestimin e 74-vjeçarit serb në Kosovë

28.08.2017 22:55
Vuçiq reagon për arrestimin e 74-vjeçarit serb në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se arrestimi i serbit 74 vjeçar, Bogdan Mitroviq, në fshatin Mushtisht të Suharekës është një politikë e frikësimit të serbëve dhe se kjo do të ndikojë edhe në bisedimet në Bruksel.

Vuçiq ka thënë se është shumë i interesuar të dëgjojë se “çfarë do të thonë miqtë tanë ndërkombëtarë”, për këtë rast, shkruan Klan Kosova.

Presidenti serb, duke folur në Leskovc, u tha gazetarëve se arrestimi është mesazh për serbët që të mos guxojnë të vizitojnë shtëpitë e tyre, lëre më të vendosin të jetojnë atje.

Vuçiq është pyetur edhe për Listën Serbe dhe se çfarë vendimi do të marrë kjo forcë politike në raport me zhvillimet në Kosovë, porse Vuçiq ka thënë se kjo pyetje duhet t’i shtrohet Listës dhe jo atij. /Insajderi.com