Vuçiq reagon ndaj propozimit të Thaçit për transformimin e FSK-së

Vuçiq reagon ndaj propozimit të Thaçit për transformimin e FSK-së

Kandidati presidencial i koalicionit qeverisës në Serbi, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia do të punojë për ruajtjen e paqes në rajon, por që “kurrë nuk do të pajtohet me formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.”

Vuçiç, në një tubim në qytetin Mladenovc tha se rajoni ka përpara një periudh të trazuar, por theksoi se ka kufij që Serbia nuk do t’i kalojë asnjëherë.

“Shqiptarët në Kosovë dhe Metohi, me Kushtetutën e saj, të cilën ne nuk e njohim, duan të formojnë ushtrinë e tyre. Serbia kurrë nuk do të pajtohet me formimin e Ushtrisë së Kosovës. Ne do të kërkojmë paqe, unë do të flas çdo ditë me shqiptarët e Kosovës, por ne e dimë se çfarë mund të japim dhe cfarë nuk do të japim kurrë”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me Ministrinë e Mbrojtjës së Kosovës kanë hartuar një projektligj për t’ia zgjeruar kompetencat FSK-së, dhe për ta kthyer atë në ushtri – por pa ia ndryshuar emrin.