Vuçiq pretendon se di votën e Maqedonisë për çështjen e Kosovës në UNESCO

Vuçiq pretendon se di votën e Maqedonisë për çështjen e Kosovës në UNESCO

Aleksandar Vuçiq tha për televizionin serb “Dnevnik” se Maqedonia do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Sipas presidentit të Serbisë, tërheqja e diplomatëve ishte një mënyrë e Serbisë për të thënë se Maqedonia e di se çfarë po bën.

“Ne e dimë se çfarë po bëjnë, dhe ne nuk kemi ndonjë qëllim të keq për ta, pa marrë parasysh se ata e kanë njohur Kosovën si shtet, dhe se ata do të votojnë për pranimin e Kosovës në UNESCO”, tha Vuçiq për RTS.

Vuçiq tha se ai do të mbështeste çdo vendim të vështirë të qeverisë serbe nëse mendon se ata janë në të mirë të vendit, kështu duke e kujtuar rastin me Francën, shkruan gazeta lokale B92.

“E njëjta gjë ishte edhe me Francën, asgjë nuk ndodhi, por të paktën mbrojtëm nderin tonë”, shtoi ai. /Insajderi.com