Vuçiq pranon se Serbia duhet të ndryshojë për të hyrë në BE

Vuçiq pranon se Serbia duhet të ndryshojë për të hyrë në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pranuar se Serbia është e kushtëzuar për tu bërë anëtare e BE-së. Ai ka thënë se është kusht normalizimi me Kosovën.

“Duhet të bëhet një normalizim i situatës sic thotë BE”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug, shkruan Insajderi.

“Nuk është një njohje, askush nuk flet në atë mënyrë, por jo në atë mënyrë, kjo është ajo që unë mund t’ju them,” tha Vuçiç gazetarëve në Arandjelovc.

Ai tha se ishte i kënaqur me takimet e djeshme në Bruksel, ku kryeministrja Ana Brnabiç do të udhëtojë sot dhe shtoi se “takimet e tilla janë të rëndësishme sepse kemi një problem të madh para nesh dhe nuk do të jemi në gjendje të bëhemi anëtar i BE pa ndryshime drastike në qëndrimin tonë, qëndrimin tonë dhe në përgjithësi ndaj Kosovës dhe Metohisë “.