Vuçiq: Perëndimi qëndron fuqishëm prapa pavarësisë së Kosovës

Vuçiq: Perëndimi qëndron fuqishëm prapa pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për rts se gjatë tri ditëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur takime vështira e të rënda lidhur me çështjen e Kosovës.

“Nuk po bisedojmë vetëm me shqiptarët, por po bisedojmë edhe me ata që e krijuar Kosovën e pavarur”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se për ato takime nuk mund të flas më shumë.

Ai ka thënë se të ketë pasur shumë takime që kanë qenë maratonike e në fund është takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guteres

“Jam i kënaqur me punën e përpjekjen tonë, por nuk jam i kënaqur me rezultate. Kam shpresuar për mirëkuptim më të madh, nuk jam i kënaqur me atë që kam arritur. Qe një kohë të gjatë po flasim për të ardhmen e Serbisë, për Kosovën… Po përpiqemi të gjejmë zgjidhej kompromisi, por pala shqiptare po e bën punën e vet, e bashkësia ndërkombëtare të veten. Nuk jam i kënaqur, sepse vendet perëndimore qëndrojnë fuqishëm në respektimin dhe në ruajtjen e pavarësisë Kosovës“, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net .

“Që ta përgatisë platformën për qytetarët tanë, më duhet përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare për diçka. Megjithatë, Perëndimi nuk dëshiron në asnjë mënyrë të flasë për atë se kujt i takon Kosova”, ka thënë kryetari serb.

Ai ka shtuar se Serbia po paguan çmim in e vendimeve të gabueshme nga e kaluara.

Vuçiq ka theksuar se nuk është shumë i kënaqur sepse kishte shpresuar për mirëkuptim më të madh prë Serbinë dhe për serbët e Kosovës.