Vuçiq: Nuk ka forcë që më detyron ta njoh pavarësinë e Kosovës

Vuçiq: Nuk ka forcë që më detyron ta njoh pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë sot se nuk asnjë forcë e cila mund ta detyrojë atë që ta njohë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.

Në një konferencë për media ai ka folur edhe për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Serbia ka qenë gjithmonë për dialog me Prishtinën dhe me të gjithë. Megjithatë ne duhet ta dimë se për çfarë po flasim, shkruan tanjug.

Ai ka drejtuar kritika edhe ndaj BE-së për mos reagim ndaj deklarimeve të kryeministrit Ramush Haradinaj rreth ndryshimi të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Ditë më parë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte thënë se askush nuk do të mund ta detyrojë Serbinë që ta njoh Kosovën, dhe sipas tij duke u nisur nga ky fakt arritja e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve është më së e nevojshme.

Thaçi ka vazhduar ta mbrojë idenë e tij të lëvizjes së kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se një gjë e tillë do t’i hapte rrugë Kosovës drejt integrimit në BE, Kombe të Bashkuara dhe në institucione të tjera ndërkombëtare.

Dacic njëjtë si Vuçiq sot, i ishte përgjigjur Thaçit, duke i thënë se ka të drejtë kur thotë se askush smund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Republikën e Kosovës.