Vuçiq: Nuk jam njoftuar për refuzimin e vizitës në Kosovë

Vuçiq: Nuk jam njoftuar për refuzimin e vizitës në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ai nuk është njoftuar nga institucionet e Kosovës për refuzimin e kërkesës së tij për futje në territorin e Kosovës.

Siç është bërë e ditur, vizita e planifikuar e Vuçiqit për ditën e mërkurë në Leposaviç është kushtëzuar nga anëtarët e delegacionit të kryeministrit serb, raporton Insajderi.

Prishtina zyrtare ka kërkuar që në delegacion të mos jenë ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanovic dhe ai i mbrojtjes, Zoran Gjorgjevic të cilëve edhe më herët iu ishte ndaluar hyrja në shtetin e Kosovës.

“A do të më ndalojnë apo jo, kjo është punë e tyre,” tha Vuçiç në intervistë me televizionin serb TV Pink dhe ka shtuar se tani nuk e di nëse do të shkojë në Leposaviç, raporton N1 Info. /Insajderi.com