Vuçiq: Në Mitrovicë u nis treni i udhëtarëve, e jo një tank

Vuçiq: Në Mitrovicë u nis treni i udhëtarëve, e jo një tank

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se drejt Mitrovicës është nisur nje tren udhëtarësh e jo një tank, duke iu referuar linjes hekurudhore Beograd-Mitrovicë të lëshuar për qarkullim sot.

“Por kjo ndodh, janë gjëra pothuajse të pabesueshme”, ka thënë Vuçiq në një konferencë të jashtëzakonshme për media të mabjtur në Beograd.

 

Kryeministri serb ende nuk ka komentuar faktin që treni mban mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Treni i nisur nga Beogradi gjatë ditës së sotme paradite, parashihet të mbërrijë në Mitrovicë të Veriut rreth orës 19:30. /Insajderi.com