“Vuçiq në Bruksel u pajtua që përfundimisht të njoh pavarësinë e Kosovës”

“Vuçiq në Bruksel u pajtua që përfundimisht të njoh pavarësinë e Kosovës”

Partia opozitare serbe, Dveri, tha se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit që pati sot në Bruksel me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçin, është pajtuar për “njohjen përfundimtare të të ashtuquajturit shtet të Kosovës”.

Përmes një deklarate, partia Dveri ka thënë se Vuçiq bashkë me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, do ta njohin shtetin e Kosovës.

“Vuçiç, me rifillimin e negociatave në nivel presidencial, është një tregues i qartë se ai e konsideron Kosovën dhe Metohinë si shtet dhe e respekton kryeministren Ana Brnabiq, e cila sipas vlerësimeve do të nënshkruajë vetëm një njohje të së ashtuquajturit shtet të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com