Vuçiq: Mund të shkoj në Kosovë pa lejen e qeverisë kosovare

Vuçiq: Mund të shkoj në Kosovë pa lejen e qeverisë kosovare

Kandidati për president të Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot që dëshiron të vizitojë Kosovën gjatë fushatës presidenciale dhe siç thotë ai, mund ta bëjë këtë pa lejen e autoriteteve në Prishtinë.

Por, kjo sipas tij nuk ka kuptim dhe se do t’i shkaktonte probleme serbëve në Kosovë, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta.

“Unë mund të shkoj në Kosovë pa lejen e autoriteteve, por nuk dua tu shkaktoj probleme serbëve të Kosovës”, ka thënë Vuçiq gjatë përurimit të një Stadiumi në Pazar të Ri.

Ndërsa për relacionet me Kosovën, ai tha që Beogradi është pro vazhdimit të diskutimeve, ndërsa Vuçiq tha se “pala tjetër po kërkon arsye dhe justifikim për të u shmangur atyre”.

Për formimin e ushtrisë Vuçiq tha që nuk e kupton insistimin e Thaçit për formimin e ushtrisë, dhe nuk pret ndihmë nga BE-ja për këtë çështje por pret deklarim të së vërtetës.

“Është koha që BE-ja të deklarojë nëse është e vërtetë apo jo, në rastin se a po shkaktohet shkelje e marrëveshjeve,” tha Vuçiq. /Insajderi.com