Vuçiq: Mitroviq u arrestua sikur ai të ishte Ramush ose Daut Haradinaj

Vuçiq: Mitroviq u arrestua sikur ai të ishte Ramush ose Daut Haradinaj

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se arrestimi i Bogdan Mitroviqit dje në Suharekë, do të ndikojë në bisedimet që ai ka për t’i zhvilluar më 31 gusht në Bruksel me kryetarin Kosovës Hashim Thaçi.

Ai, siç përcjell portali “novostionline” ka thënë se arrestimi i tij nga Policia Speciale e Kosovës është politikë frikësuese dhe se për këtë do t’i njoftojë “miqtë ndërkombëtarë të Serbisë”.

Sipas Vuçiqit, ky arrestim është porosi për çdo serb që të mos provojë ta vizitojë vatrën e vet e lëre më të shkojë për të jetuar më Kosovë, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se arrestimi i Mitroviqit ka qenë brutal e para kamerave, “sikur ta kishin arrestuar Ramush Haradinaj ose vëllanë e tij Dautin”.

Vuçiq ka thënë të jetë arrestuar njeriu që shkonte në kishë me gruan e vajzën dhe se, sipas tij, nuk ka pasur asnjë tregues se çfarë ka bërë.

“Kemi verifikuar nëpër arkivat tona, në shërbimet tona të informimit çfarë dinë për të dhe nëse kanë ka bërë diçka. Nuk ka tregues të bërë ndonjë gjë të keqe”, ka thënë Vuçiq duke nënvizuar se Mitroviq ka qenë rezervist.

Ai ka thënë se arrestimi është pasojë e akuzave sekrete që janë lejuar kundër serbëve teksa ka përfunduar, shpesh herë me cinizëm:

“Është arrestuar njeriu 74 vjeçar. Dolën 20 trima me pajisje të plota lufte, të cilët janë tmerrësisht trima dhe Serbia duhet të thotë “mirë e keni bërë punën”. Do të bisedojmë të enjten, sepse detyrë imja është të brengosem për të ardhmen e qytetarëve e edhe për Mitroviqin. Do t’iu dhemb koka nga pyetjet tona, çfarë do të bëjnë dhe si mendojnë të bëjnë”.