“Vuçiq mendon se duhet ta ndajë me Thaçin çmimin Nobel për Paqe”

“Vuçiq mendon se duhet ta ndajë me Thaçin çmimin Nobel për Paqe”

Lideri i Partisë Radikale të Serbisë, Vojsllav Sheshel ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mund të jetë duke menduar për të fituar çmimin Nobel për Paqe, dhe ta ndajë atë me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçin.

“Nëse Vuçiqi është duke menduar se duhet të ndajë çmimin Nobel për Paqe me (Hashim) Thaçin, ai duhet të marrë në konsideratë se për këtë mendon populli serb”, ka thënë Sheshel për agjencinë e lajmeve Beta.

“Unë mendoj se i ka ardhur fundi dialogut me Kosovën. Për çfarë duhet të ketë dialog tash e tutje”, tha Sheshel.

Ai shtoi se Beogradi duhet të largohet nga negociatat me Kosovën, të sponsorizuara nga BE-ja, pasi siç deklaroi ai “ky dialog po shkon në favor të shqiptarëve”. /Insajderi.com