Vuçiq i quan jo seriozë liderët e kosovës

Vuçiq i quan jo seriozë liderët e kosovës

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq edhe gjatë vizitës në Azerbajxhan (ky shtet nuk e ka njohur vendin tonë) nuk ka mundur pa folur për Kosovën dhe për aleatët e saj.

Ai, siç përcjell tanjug, ka deklaruar se do të ishte mirë që vendet që kanë marrë pjesë në krijimin e pavarësisë së Kosovës, të ndikojnë që ajo të sillet më seriozisht.

“A është hera e parë që ata t’i shkelin ligjet e veta të brendshme, të drejtën ndërkombëtare dhe të dëshirojnë për të treguar sa janë të fortë dhe sa të fuqishëm janë. Më brengos e gjitha ajo që e bëjnë, por nuk jam i shumë të frikësuar”, ka thënë Vuçiq në kryeqytetin e Azerbajxhanit, në Baku.

“Do të ishte mirë që urdhërdhënësit e tyre që kanë marrë pjesë në krijimin e pavarësisë së Kosovës të ndikojnë te të mbrojturit e tyre që të sillen më seriozisht dhe më me përgjegjësi, kjo është lutja jonë”, ka theksuar kryetari serb, përcjellë Koha.net.

Ai ka thënë se edhe Serbia me politikën e vet të keqe në të kaluarën, të cilën, sipas tij, dikush tjetër e ka bërë, ka lejuar shumë krime të rënda ndaj popullit të vet, por, ka shtuar, kjo nuk do të përsëritet më.