Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të thotë qartë dhe hapur atë që pritet nga Serbia për Kosovën.
Vuçiq i bëri këto komente pas takimit me këshillin e lartë për Bashkëpunim midis Serbisë dhe Greqisë, në Selanik, përcjell Insajderi.
Ai tha se është e qartë që Kosova është pengesa më e madhe për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe se BE-ja duhet të bëjë të qartë ato se çfarë kërkon.
“Është e qartë se në aspektin politik BE duhet të na tregojë kushtet, çfarë dhe kur”, ka thënë Vuçiq raporton b92.
Vuçiq tha se ngritja e këtyre pyetjeve nuk do të thotë që Serbia ‘filtron me të tjerët’ por të kërkojë respekt dhe trajtim të njëjtë. Ai tha se edhe Serbia është për tu futur në BE ashtu si Bullgaria dhe Rumania.
Vuçiq më tutje ka falënderuar Greqinë që Serbisë iu ka gjendur gjithmonë në momente të vështira.
“Greqia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka qenë gjithmonë me Serbinë kur ishin momentet e vështira”, ka thënë ai./Insajderi.com