Vuçiq ia rritë pensionet pjestarëve të MUP-it serb që kanë shërbyer në Kosovë

Vuçiq ia rritë pensionet pjestarëve të MUP-it serb që kanë shërbyer në Kosovë

Ish-anëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë në Kosovë kanë përshëndetur sot miratimin e një rregulloreje të qeverisë serbe që rregullon statusin e tyre të punës.

Përfaqësuesi i punëtorëve të MPB të Serbisë në Kosovë, Rajko Sekularac, tha sot në një konferencë për shtyp se një dekret i lëshuar nga Qeveria e Serbisë më 22 shkurt mbulonte rreth 1,200 ish-anëtarë të MUP-it të Serbisë në Kosovë.

Duke folur për përfitimet konkrete nga rregullorja e re, Shekularac ka specifikuar se pensionet e ish-punonjësve të MUP-it të Serbisë në Kosovë janë rritur nga 60 në 70 për qind, nga pagat e rregulluara në vitin 2013.

Përveç Presidentit të Serbisë, Shekularac gjithashtu falënderoi Zyrën për Kosovën, Drejtorin Marko Gjuriq dhe kreun e kabinetit të Aleksandar Vuçiq, Ivica Kojiq.