Vuçiq hapave të Thaçit – shpallë kandidaturën për president

Vuçiq hapave të Thaçit – shpallë kandidaturën për president

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuciq ka shpallur sot edhe zyrtarisht kandidaturën e tij për president të Serbisë.

Vuçiq i cili ka është kryeministër i Serbisë që nga 27 prilli i vitit 2014 kur kanë mbetur edhe pak kohë deri tek mandati i tij, partia edhe zyrtarisht ka propozuar si kandidat për president të Serbisë.

Një lëvizje nga posti i kryeministrit në atë të presidentit është parë edhe në Kosovë, Hashim Thaçi i cili kishte qenë kryeministër i Kosovës për 3 mandate. Thaçi që nga 26 shkurti i vitit të kaluar kishte marr postin e Presidentit të Kosovës.

Zgjedhja e Thaçit si president ishte shoqëruar me protesta jashtë kuvendit të organizuara nga opozita ndërsa brenda në kuvend ishte gazi lotsjellës.

Por Vuçiq duket se ka marr mbështetjen edhe nga presidenti aktual i Serbisë, Tomislav Nikoliq, i cili tha sot se bashkë partiaku i tij ka mundësi të fitoj më shumë se ai madje ai mund të jetë president edhe më i mirë.

“Sigurisht Vuciq mund të fitojë, madje edhe më lehtë se unë, por edhe mund të fitojë. Unë nuk e shoh atë si një gjë e keqe që dikush mendon Vuciq është një kandidat më i mirë”, ka thënë Nikoliq.