Vuçiq “hap letrat” për Kosovën, deklaron gjëra të pathëna më parë

"Historikisht, problemi filloi në vitin 1878, kur u formua Lidhja e Prizrenit, qëllimi kryesor i të cilit ishte krijimi i një Shqipërie të Madhe dhe shqiptarët, më pas, në vitin 1946 e formuan Lidhjen e tretë të Prizrenit në Nju Jork, me përfaqësues kryesisht nga diaspora shqiptare, dhe që atëherë neve na u shkaktuan shumë dëme", deklaroi Vuçiq.

Vuçiq “hap letrat” për Kosovën, deklaron gjëra të pathëna më parë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sot hapur për çështjen e Kosovës, duke tentuar të tregojë se rikthimi i Serbisë në Kosovë do të jetë i vështirë.

Vuçiq, i ftuar për intervistë në televizioni Pink në Beograd, shtroi pyetjen se “si Serbia do të jetë në gjendje të ketë pushtet në Malishevë e në Shtime”. Këto dy qytete janë nga komunat kosovare ku nuk ka numër të madh, ose aspak, të komunitetit serb.

Ai deklaroi se Serbia duhet të jetë realiste dhe racionale ndaj çështjes së Kosovës.

“Askush nuk do të jetë në gjendje të pastrojë fizikisht askënd. Duhet të jemi realistë, racionalë dhe seriozë kur u themi njerëzve se si do të kemi pushtet serb në Malishevë dhe Shtimë? Ne duam të gënjejmë veten. Kjo është një çështje historike, është e vështirë për që ta fajësosh Millosheviqin për këtë. Disa do të thonë se ai [Vuçiq v.j] dëshiron ta njohë pavarësinë e Kosovës. Nëse i lëmë fëmijët me probleme të pazgjidhura, fëmijët tanë do të kenë përsëri frikë sepse çështja nuk dihet nëse do të zgjidhet në 10, 20 ose 100 vjet” tha Vuçiq.

Kreu i shtetit serb deklaroi se çështja e marrëdhënieve me Kosovën është bllokuar gjatë gjithë kohës.

“Unë mendoj se e di mirë historinë dhe marrëdhëniet reale. Charles de Gaulle ka thënë se pa realitet, politika nuk ka vlerë” Vuciq tha për televizionin Pink.

“Për çështjen e Kosovës dhe Metohisë, ne duam të mendojnë se do të ketë një qeveri që do të vijë, dhe do ta zgjidhë këtë çështje. Pra, disa mendojnë që të përzënë serbët nga Graçanica sipas modelit kroat. Ata nuk do të jenë në gjendje për këtë, as nuk mundet dikush që të pastroj fizikisht serbët. Ajo nuk është më realiste” tha Vuciq.

Ai theksoi se Lidhja e Prizrenit e formuar nga shqiptarët në vitin e largët 1878 i ka prishur punë Serbisë.

“Historikisht, problemi filloi në vitin 1878, kur u formua Lidhja e Prizrenit, qëllimi kryesor i të cilit ishte krijimi i një Shqipërie të Madhe dhe shqiptarët, më pas, në vitin 1946 e formuan Lidhjen e tretë të Prizrenit në Nju Jork, me përfaqësues kryesisht nga diaspora shqiptare, dhe që atëherë neve na u shkaktuan shumë dëme”, deklaroi Vuçiq.

“Disa do të thonë: ‘ja ku është, ai do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Por, Përderisa kjo [çështje] nuk është e zgjidhur, ne do të kemi një konflikt të ngrirë dhe ne kurrë nuk do të dalim nga kjo”, tha Vuciq, i cili nënvizoi se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. /Insajderi.com