Vuçiq falënderon Rusinë për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës

Vuçiq falënderon Rusinë për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Leonid Slutsky, kryetar i Dumës Ruse për çështje ndërkombëtare janë takuar sot, ku çështje kryesore ishte Kosova dhe “Shqipëria e Madhe”.

Gjatë këtij takimi ata shprehën shqetësimet rreth konceptit të “Shqipërisë së Madhe” duke e konsideruar si kërcënim që paraqet destabilizim të rajonit, përcjell Insajderi.com

Presidenti i ardhshëm i Serbisë, Vuçiq po ashtu shprehu mirënjohje ndaj Rusisë për përkrahjen e politikave të Serbisë, pa devijuar nga pozita parimore që respekton territorin e Serbisë, raporton Tanjug.

Vuçiq mes të tjerash falënderoi Rusinë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Vuçiq më tutje shprehi gatishmërinë që progresin ekonomik të arritur të Serbisë të përmirësoj duke rritur edhe më tutje bashkëpunimin me Rusinë./Insajderi.com