Vuçiq e konsideron të çuditshëm kërcënimin me dorëheqje të Thaçit

Vuçiq e konsideron të çuditshëm kërcënimin me dorëheqje të Thaçit

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë që “është shumë i çuditshëm” kërcënimi me dorëheqje i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sipas tij po kërkon me ngulm formimin e ushtrisë së Kosovës.

Vuçiq tha se ai nuk mund ta kuptojë pse politikanët kosovarë janë kaq të ngutshëm me diçka të tillë siç është formimi i forcës ushtarake. Ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovë mund të sjell kaos në gjithë regjionin, shkruan B92.

“Gjëra të çuditshme po ndodhin në fushën botërore politike. Gjërat janë të komplikuara, puna jonë është që këto në këto kushte të gjejmë zgjidhjen më të mirë dhe të vazhdojmë me bisedime, ruajtje të paqes dhe stabilitetit,” Vuçiq u tha reporterëve.

Vuçiq ka thënë se nuk është i sigurt si ta interpretojë gjithë këtë.

Ai ka cekur se e gjithë kjo është e çuditshme, sepse shqiptarët e Kosovës asnjëherë nuk kanë bërë ndonjë gjë pa ndihmën e një pjese të mirë të ndërkombëtarëve.

“Nuk mund ta kuptoj pse dikush në Prishtinë në këtë moment ishte aq nervoz sa të godas në një pikë dhe të ngutet, dhe kjo mund ta çojë gjithë rajonin në shkatërrim,” tha Vuçiq. /Insajderi.com