Vuçiq dhe Nikoliq flasin për deklaratat e Ramës dhe Thaçit

Vuçiq dhe Nikoliq flasin për deklaratat e Ramës dhe Thaçit

Kryeministri dhe Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidenti në detyrë i Serbisë, Tomislav Nikoliq, janë takuar në qeverinë serbe.

“Nikoliqi dhe Vuçiqi biseduan për të gjitha çështjet e rëndësishme politike, veçanërisht situatën në rajon dhe ‘kërcënimet’ më të reja që Serbisë ia dërguan Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Jonuz Musliu”, është konfirmuar për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug nga kabineti i kryeministrit.

Presidenti i sapozgjedhur në detyrë dhe ai në detyrë, në takimin dyorësh diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe ranë dakord për hapat politikë që duhet të ndërmerren në të ardhmen, shkruan Tanjug.

Vuçiqi dhe Nikoliqi janë pajtuar që në të ardhmen të bashkëpunojnë ngushtë së bashku. /Insajderi.com