Vuçiq dëshiron hetim për rastin e vëllezërve Bytyqi: Krim i tmerrshëm

Vuçiq dëshiron hetim për rastin e vëllezërve Bytyqi: Krim i tmerrshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se atje do të diskutohen tema të rëndësishme për shtetin e tij, por edhe për Ballkanin, siç janë raportet serbo-ruse, rasti i vëllezërve Bytyçi dhe djegja e ambasadës amerikane në Beograd, shkruan Tanjug.

Duke folur për rastin e vëllezërve Bytyçi, presidenti serb tha se ky ishte një krim i tmerrshëm.

Image result for vriten vellezerit bytyqi

“Përgjegjësinë për këtë turp duhet ta marrin atë që e kanë kryer, sepse ky është një krim i tmerrshëm”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb ka thënë se dëshiron që krimi të hetohet.

“Unë si çdo qytetar i Serbisë dëshiron që ky krim të hetohet. Por unë nuk jam në gjendje të lejojë fyerje nga të dyja anët. Në deklarata vërehet se fajësohet Serbia. Por kjo nuk është e mundur, sepse edhe ne duam që ky rast të zgjidhet. Ajo do të ishte e mirë për Serbinë dhe do të tregonte dallim mes nesh dhe të tjerëve”, ka deklaruar ai.

Vëllezërit Mehmet, Agron dhe Ylli Bytyçi u vranë më 8 korrik të vitit 1999.

Dyshohet që ata u vranë nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, pasi u mbajtën të arrestuar për disa muaj. /Insajderi.com