Vuçiq: Boshnjakët i respektoj po aq sa serbët

Vuçiq: Boshnjakët i respektoj po aq sa serbët

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Novi Pazar në hapjen e një stadiumi atletik, tha të respektojmë Boshnjakët po aq shumë sa edhe Serbët dhe së bashku mund të arrijmë shumë.

“E di që ne nuk i kemi besuar shumë boshnjakëve, por sot e shoh në çdo moment që aq shumë sa i respektoj serbët, i njëjti respekt duhet tu jepet edhe interesave të boshnjakëve,” u tha Vuçiq qytetarëve në Novi Pazar, shkruan Tanjug.

Në Novi Pazar sot u bë hapja zyrtare e stadiumit të ri atletik, me një vlerë totale prej 136 milionë dinarësh.

Konstruktimi i stadiumit pati filluar tri vite më parë, dhe shumica nga investimet, 60 për qind janë dhënë nga Ministria e Rinisë dhe Sporteve, ndërsa 40 për qind nga qyteti i Novi Pazarit. /Insajderi.com