Vuçiq arsyeton nervozen e Daçiqit në takim më Erdoganin

Vuçiq arsyeton nervozen e Daçiqit në takim më Erdoganin

Gjatë vizitës zyrtare të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Serbi, para pallatit presidencial ishin vendosur dhjetëra kamera që kanë filmuar një bisedë joformale mes presidentit turk dhe atij serb.

Erdogan u prit fillimisht nga homologu i tij, Vuçiq, për të vazhduar më pas bisedën me anëtarët e tjerët të kabinetit të Qeverisë.

Presidenti turk fillimisht bisedoi me shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, me të cilin kishte zhvilluar disa takime.

Dhe duke tentuar të ngrit paksa nivelin e humorit, Vuçiq i është drejtuar mysafirit duke i thënë se Daçiq ndoshta nuk është i disponuar, pasi i pëlqen të flejë më gjatë, shkruan Persikopi.

Fillimisht Daçiq dhe Erdogan shkëmbyen disa fjalë në gjuhën angleze, dhe më pas Vuçiq filloi t’ia shpjegojë situatën në gjuhën serbe.

“Atij nuk i pëlqen të zgjohet herët”, i ka thënë Vuçiq, Erdoganit për ministrin Daçiq, ku më pas që të tre filluan të qeshin.