Vuçiq anulon vizitën në Kosovë

28.03.2017 19:12
Vuçiq anulon vizitën në Kosovë

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, që është duke garuar për postin e presidentit në Serbi, ka anuluar një vizitë të tij në Kosovë, të paraparë për të mërkurën.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiq ka vendosur të anulojë vizitën e tij për shkak të kushteve të vëna nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ai ka planifikuar të vizitojë veriun e Kosovës por Qeveria e Kosovës i ka dhënë leje qëndrimi për vetëm tre orë.

Vuçiq ka thënë se nuk pranon kushtet e vëna nga ana e palës kosovare./Insajderi.com