Vritet reperi i njohur amerikan

Vritet reperi i njohur amerikan

Një prej liderëve të valës së re të muzikës rep Jahseh Dwayne Onfroy, i njohur me pseudonimin XXXTentacion është vrarë në Floridë.

Siç transmetojnë mediet botërore, ai është qëlluar me armë zjarri të hënën, pasi më parë e kishte vizituar një shitore për pajisje të motoçikletave.

Mediet pretendojnë se me siguri bëhet fjalë për plaçkitje, si dhe në vrasjen e djaloshit 20 vjeçar kanë marrë pjesë dy sulmues, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një kamionetë ngjyrë të mbyllur.

Dëshmitarët i kanë treguar policisë se njëri prej sulmuesve e ka marrë një çantë e cila gjendej në ulësen e bashkudhëtarit.

Onfroy kishte hyrë në skenën muzikore para pesë vjetësh, dhe u popullarizua me ekspansionin e të ashtuquajturës repit Soundcloud, të quajtur sipas shërbimit për plasman të muzikës.

Ai ka debutuar me album në vitin 2017, dhe kohë më parë e publikoi edhe projektin e dytë, i cili vetëm në javën e parë arriti në vendin e parë të listës së Bilboardit./Insajderi.com.

https://www.youtube.com/watch?v=QvmzQyUtdGA