Vritet Oliver Ivanoviq

Vritet Oliver Ivanoviq

Lideri i iniciativës qytetare, “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviq është qëlluar me armë zjarri në mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës.

Gazeta Insajderi ka mësuar se Oliver Ivanovic është sulmuar nga një veturë në lëvizje dhe nga plagët e marra ai ka vdekur.

Në spital mjekët ende nuk kanë dal me konstatim zyrtarë, mirëpo hetuesit e rastit kanë thënë se Oliver Ivanoviq ka vdekur.

Kryeprokurori Shyqyri Syla ka thënë për Insajderin se Ivanoviq është sulmuar me armë zjarri sot në veri të Mitrovicës dhe është dërguar në spital dhe ende nuk ka konstatim zyrtar për media për gjendjen e tij. /Insajderi.com