Vritet një person në Deçan

Vritet një person në Deçan

Pak minuta pas orës 11:00, sot, ka ndodhur një vrasje me armë zjarri në qytetin e Deçanit.

Zyrtari për informim në Policinë e Pejes, Driton Rugova e ka konfirmuar rastin.

“Rreth orës 11:10, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në Deçan. Viktima është dërguar në Spital por sipas ekipit mjekësor i njejti ka ardhur pa shenja jete”, tha Rugova për Insajderin.

Rugova shtoi se i dyshuari kryesor për këtë vrasje tashmë ndodhet në prangat e policisë.