Vritet një person në Pejë

Vritet një person në Pejë

Një person me inicialet M.Z i datëlindjes 1978 ka ndërruar jetë sot pasdite në Pejë, njofton Policia e Kosovës.

Vrasja ka ndodhur në lagjen Fidanishte të Pejës rreth orës 16:00, ndërsa viktima banues i kësaj lagjeje ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor, njofton policia.

“Njësitet relevante të PK-së, pas marrjes se informacionit menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes për të siguruar prova dhe dëshmi dhe për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, dhe lidhur me këtë menjëherë është informuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë ne vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com