Vritet me armë zjarri një 30 vjeçar në Gjakovë

Vritet me armë zjarri një 30 vjeçar në Gjakovë

Policia në rajonin e Gjakovës, njofton se mëngjesin e sotëm është vrarë me armë zjarri një person.

“Patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se aty kishte ndodhur një vrasje ndërsa mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës A.H,shtetas i Kosovës, rreth 30 vjeçar nga Gjakova”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti ka ndodhur në rrugën ,,Xhafer Lipoveci” rreth orës 09:40. Ku sipas Policisë, kryesi kishte hyrë në lokalin ku i ndjeri punonte (qebaptore Toni) ka qëlluar me armë zjarri viktimën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ç rast ka hedhur armën dhe është dorëzuar në stacion policor.

Policia thotë se i dyshuari është E.B., shtetas i Kosovës, i lindur  në vitin 1996 në Pejë, me banim në Gjakovë.

“Të gjitha ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ashtu edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë. Deri te ky rast tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje e mëhershme për motive të ulëta”, thuhet në komunikatë.

“I dyshuari mbahet në ndalim policor, arma është konfiskuar dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësiti për Krime të rënda nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë”, thuhet në komunikatë.