Vriten tetë militantë dhe dy ushtarë në Pakistan

Vriten tetë militantë dhe dy ushtarë në Pakistan

Së paku tetë militantë janë vrarë dhe dy ushtarë pakistanezë, gjatë përleshjeve përgjatë kufirit me Afganistanin, ka njoftuar mbrëmë ushtria e Pakistanit.

“Terroristët nga ana e Afganistanit janë përpjekur t’i sulmojnë postblloqet pakistaneze” përgjatë kufirit në Bajaur, në rajonin fisnor në veriperëndim të Pakistanit, thuhet në njoftimin e ushtrisë pakistaneze.

Në njoftim theksohet se janë vrarë tetë ose dhjetë sulmues. Janë vrarë, po ashtu, dy ushtarë të Pakistanit, ndërsa katër të tjerë janë plagosur.

Raportohet se sulmi kishte ndodhur mbrëmë.

Ushtria pakistaneze konstatoi se dështimi i Afganistanit për ta kontrolluar pjesën e vet të kufirit, po u mundëson “terroristëve” që të ndërmarrin sulme të këtilla.