Vriten shtatë vullnetarë të “Helmetave të bardha”

Vriten shtatë vullnetarë të “Helmetave të bardha”

Shtatë vullnetarë të mbrojtjes civile siriane, të njohur si “Helmetat e bardha”, janë vrarë të shtunën në veriperëndim të Sirisë.

Hossam Halaq, zëdhënësi i mbrojtjes civile, tha se disa sulmues të armatosur kryen sulm ndaj kampit të tyre në qytetin Sarmin në provincën Idlib.

“Sulmuesit vodhën dy autoambulanca, helmeta dhe pajisje komunikimi”, tha Halaq për Anadolu Agency.

Tani për tani asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Mbrojtja civile siriane ose “Helmetat e bardha” është aktive në rajonet nën kontroll të opozitës siriane.

Siria është përfshirë nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011, kur forcat e regjimit të presidentit Bashar Al-Asad ngulfatën protestat pro-demokratike në mënyrë të ashpër. Që atëherë mijëra njerëz janë vrarë, ndërsa miliona janë shpërngulur.