Vrau burrin në gjumë, gruan e gjejnë në gjendje të rëndë në tualetin e burgut

Vrau burrin në gjumë, gruan e gjejnë në gjendje të rëndë në tualetin e burgut

Një e dënuar në të ashtuquajturin “Burgu i grave” në Tiranë ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u vetëhelmuar. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e martë, më 19 shtator, në tualetet e Burgut 325 te rruga “Idriz Dollaku”.

Mirela Buzalli, 38 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi të konsiderueshme klori në mjediset e brendshme të burgut. Menjëherë pas aktit, ajo është dërguar në spital dhe pas marrjes së kujdesit të nevojshëm, është dërguar sërish në qeli jashtë rrezikut për jetën, shkruan gazeta “Panorama”.