Vrasje sërish në Gjakovë, burri vret gruan

Vrasje sërish në Gjakovë, burri vret gruan

Një grua është vrarë me armë zjarri nga burri i saj në Gjakovë. Policia thotë se nuk është konstatuar nëse është vrasje e qëllimshme apo aksidentale.

Rasti ka ndodhur pesë minuta pas mesnatës së sotme. Lajmin  e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e policisë rajonale për Gjakovën, Lirie Podrimaj.

Në konfirmimin e PK-së, zëdhënësja e Policisë rajonale thotë se ende nuk dihet nëse vrasja ka qenë e qëllimshme apo aksidentale. Për rastin Policia është njoftuar nga Emergjenca e qytetit.

Sipas saj, viktima ka arritur në spitalin e Gjakovës pa shenja jete.

“Kjo ende nuk është vërtetuar që është vrasje, informatën e kemi marrë mbrëmë pesë minuta pas mesnate se një person ka mbetur pa shenja jete si pasojë e armëve të zjarrit, por bazuar në deklaratat e familjarëve ende nuk po dihet se a është vrasje apo vrasje aksidentale. Mjekët kanë konstatuar se viktima ka arritur në spital pa shenja jete”, ka thënë Podrimja.

“Personi i vrarë është femër e moshës 61 vjeçare, dhe rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ali Ibra’ në Gjakovë”, ka thënë Podrimaj./Insajderi.com