Vrasësit serbë me pagesë mbjellin frikë nga Ballkani në Afrikë

Vrasësit serbë me pagesë mbjellin frikë nga Ballkani në Afrikë

Gazeta “Blic” e Beogradit, në versionin e saj të shtypur, ka temë speciale vrasësit serbë me pagesë të cilët kryejnë urdhra për vrasje nëpër shtete të botës.

Sipas kësaj gazete, vrasësit serbë me pagesë “zanatin” për vrasje e poqën gjatë luftërave të viteve të 90-ta të shekullit të shkuar nëpër vendet e ish-Jugosllavisë.

Në fillim, kjo gazetë thotë se vrasësit për një vrasje merrnin deri në gjysmë milioni euro.

Tani çmimi ka rënë dhe për një vrasje mizore, “punëkryesi” merr vetëm 10 mijë euro, përcjell koha.net.

Nga vrasjet e tilla ka filluar të mbillet frikë në Ballkan dhe në Afrikë.