Vrasësit e priftit francez janë përkrahës të Shtetit Islamik

Vrasësit e priftit francez janë përkrahës të Shtetit Islamik

Vrasja e një priftit dhe plagosja e disa personave të tjerë në një kishë në Francë është akt terrorist i kryer nga dy përkrahës të organizatës terroriste Shteti Islamik.  Kështu ka thënë Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Të dy personat kanë hyrë në kishë gjatë lutjeve në mëngjesin e së martës dhe kanë marrë peng disa persona.  Një prifti 84 vjeçar i është prerë fyti, njofton The Guardian.

Sipas raportimeve ende të pakonfirmuara, njëri nga sulmuesi ka jetuar në Francë ndërsa në vitin 2015 ka tentuar të hyjë në Siri./Insajderi.com