Vrasësi në Japoni pranon krimin në qendrën për njerëz me aftësi të kufizuara

Vrasësi në Japoni pranon krimin në qendrën për njerëz me aftësi të kufizuara

Së paku 15 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 50 të tjerë kanë mbetur të lënduar nga një sulm me thikë që një person e ka kryer në një qendër spitalore për persona me aftësi të kufizuara në qytetin japonez Sgamihara, njoftojnë mediat lokale.

I dyshuari për këtë vrasje masive, një 20 –vjeçar banor i këtij qyteti, është arrestuar pasi është dorëzuar tek autoritetet japoneze.

Sipas policisë, i dyshuari e ka pranuar menjëherë krimin duke thënë tekstualisht se i ka vrarë me qëllim.

“Po unë e kam bërë atë, doja t’i vrisja të gjithë”, citohet të ketë thënë i dyshuari, raporton Insajderi.

Transmetuesi kombëtar në Japoni, NHK ka thënë se i dyshuari është një ish-punonjës në objektin “Tsukui Yamayuri Garden” në të njëjtin qytet.

Detajet për rastin ende nuk janë dhënë por numri i të vdekurve e bënë këtë rast të jetë njëri prej më tragjikëve në Japoni, raporton Insajderi.

Sulmi i fundit i përmasave të ngjashme ka qenë ai i vitit 2008, kur një person hyri me kamion në një treg të mbushur me njerëz në Tokio dhe bashkë me sulmin me thikë vrau 7 persona.

Sulmi i së hënës ka ndodhur në përvjetorin  e një historie të çmendur kur një person me probleme mendore theri me thikë 8 fëmijë duke i lënë të vdekur. Rasti ka ndodhur në Osaka të vitit 2001./Insajderi.com