Vrasësi më i madh – mjeku danez habit me deklarimet rreth industrisë së barnave

Vrasësi më i madh – mjeku danez habit me deklarimet rreth industrisë së barnave

Danezi Peter Gotzsche, profesor dhe specialist i mjekësisë interne me diplomë në biologji dhe kimi ka publikuar një libër me titull “Barërat vdekjeprurëse dhe krimi i organizuar në industrinë farmaceutike” (Dadly Medicines and Organised Crime: How Big Phrma Has Corrupted Healthcare), me të cilin ka shkaktuar polemika të mëdha në botë sepse në atë libër ai haptas e ka demaskuar komplotin e madh kundër njerëzimit duke thënë se pikërisht industria farmaceutike (e cila i shëron njerëzit) në të vërtet i ka helmuar dhe vrarë më shumë njerëz sesa të gjitha luftërat bashkë.

Siç ka thënë, industria farmaceutike shet helme, e jo barëra dhe se këto helme, siç është mbështetur me prova, edhe zyrtarisht janë shkaku i tretë i vdekjeve në botë, por e vërteta është shumë më e errtë dhe më e keqe.

Deklaratat e tij kishin kaluar gati të pavërejtura nën “teori konspirative” sikur që ky mjek të ishte çdokush. Por, nuk është. Ky mjek ka të publikuar mbi 450 punime në SCOPUS, bazën më të madhe botërore të punimeve dhe recensioneve, mbi 50 punime në BMJ, Lancet, JAMA, Annals of Internal Medicine, New England Journal of Medicine dhe rreth 200 punime në platformën më të madhe shkencore, WOS.

Është cituar më shumë se 30.000 herë dhe është koautor i shumë studimeve shkencore, dhe në gjithë botën ky mjek ka autoritet shumë të madh, transmeton gazetametro.net.

Për këtë arsye ka shkaktuar shok kur e ka zbuluar sekretin e madh. Në librin e vet ka shkruar se shkaktari i tretë më i madh i vdekjes, janë barërat, pas karcinomit dhe sëmundjeve të zemrës (të cilat gjithashtu janë shkaktuar me farmaci dhe helmeve të tjera). Edhe ato barërat të cilat merren për çdo ditë me recetë apo pa të.

“Pacientët i besojnë barërave sepse i besojnë mjekëve të vet, ndërsa mjekët dinë për barëra aq sa iu lejon industria farmaceutike, e cila bashkëpunon ngushtë me pushtetet  dhe idetë e depopullizimit mbi zvogëlimin e numrit të njerëzve në botë.

“Në të dhënat mbi hulumtimet klinike të cilët kryesisht janë të financuar nga njerëzit e njëjtë të cilët qëndrojnë prapa kësaj industrie, publiku nuk ka qasje, ndërsa ato të publikuara nëpër revista shkencore shumë shpesh janë të shtrembëruara dhe të rreme”.

“Testimi i barërave të reja nuk kryhet si duhet, agjencitë rregullative nuk e kryejnë punën e vet në mënyrë të ndershme dhe janë të përzier në një numër të madh të konflikteve të interesit. Është lehtë t’i korruptosh politikanët, ndërsa njerëzit e shëndosh dhe të sëmurë lehtë mund t’i mashtrosh”, shkruan Gotzsche./gazetametro.net.