Vozitje me shpejtësi ekstreme në rrugët e Tiranës

Vozitje me shpejtësi ekstreme në rrugët e Tiranës

Policia Rrugore e Tiranës ka regjistruar shkelje të rënda të rregullave në trafik gjatë vikendit.

Gjatë operacionit të zhvilluar në zonën e Tiranës, zyrtarët policorë kanë konstatuar vozitje me shpejtësi ekstreme, gati tre herë më shumë shpejtësi nga norma e lejuar.

Kështu, Policia Rrugore ka ndaluar automjete që kanë lëvizur me shpejtësië deri në 215 km/h.

Po ashtu, janë pezulluar 71 leje drejtimi nga të cilat, 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 32 për shpejtësi tej normave të lejuara, 7 për shkelje të sinjalizimit rrugor vertikal, janë ndaluar administrativisht 35 mjete për detyrime të pashlyera, si dhe janë vendosur 740 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.