Voziti 111 km në orë – kosovarit në Zvicër i konfiskohet vetura

Voziti 111 km në orë – kosovarit në Zvicër i konfiskohet vetura

Policia rajonale e Zofingenit në Kantonin Aargau i konfiskoi veturën një 19-vjeçari kosovar, pasi kishte vozitur mbi 60 kilometra në orë, më shumë se sa ishte e lejuar.

Ngjarja ndodhi në një rrugë të qytezës Oftringen në Zvicër.

Kosovari, siç raporton AargauerZeitung, kishte vozitur 111 kilomtra në orë, në vend të 50 kilometrave në orë që ishte e lejuar, të premtën në mbrëmje.

Makina e 18-vjeçarit është konfiskuar, derisa prokuroria po zhvillon një hetim penal kundër tij, shkruan Insajderi.

Kosovari mund të dënohet me burgim, shkruajnë mediet rajonale të Kantonit të Aargau. /Insajderi.com