Voton Daka, fton qytetarët të dalin të votojnë

Voton Daka, fton qytetarët të dalin të votojnë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ), Valdete Daka ka kryer procesin e votimit.

Përmes një prononcimi për media ajo ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote të dalin dhe të votojnë, duke shtuar se kjo ditë është festë për Kosovën.

“Sot është një ditë e bukur, është ditë feste për Kosovën dhe të gjithë qytetarët duhet ta shfrytëzojnë të  drejtën e tyre për votë. Dhe prandaj ftojë të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, për votë”, ka thënë Daka.

Ndërsa për gjendjen në veri ajo u shpreh se nuk pritet të ketë ndonjë incident.

“Jo nuk pritet asnjë skandal kjo është procedurë e rregullt si për të gjitha zgjedhjet, natyrisht që pjesa veriore i ka specifikat po na nuk presim ndonjë incident në atë pjesë”, është shprehur Daka.

Sot qytetarët e Kosovës votojnë për të zgjedhur drejtuesit e tyre komunal. /Insajderi.com