“Volvo” tërheqë nga tregu 59 mijë vetura në 40 vende

“Volvo” tërheqë nga tregu 59 mijë vetura në 40 vende

Kompania automobilistike “Volvo” ka tërhequr  nga tregu 59 mijë vetura nga 40 vende për shkak të një mosfunksionimi të mundshëm të sistemit elektronik, duke çuar në ndërprerjen e motorit, ka thënë një zëdhënës i kompanisë.

Sipas zëdhënësit, modelet Volvo Diesel do të tërhiqen nga seria e 60-të dhe 70-të, që dolën në treg në vitin 2015, raporton Insajderi.com

Të dhënat e para në lidhje me problemet ishin raportuar në media suedeze. Siç është shpjeguar nga përfaqësues të kompanisë, nuk është raportuar dhe regjistruar ndonjë incident i mosfunksionimit të sistemeve elektronike në makinat ’’Volvo’’, përcjell albinfo.ch

Ndërsa shumica e këtyre makinave janë shitur në Suedi, Britani të Madhe dhe Gjermani.