Volkswagen ka plane të çmendura për modelet e reja GolfR

Volkswagen ka plane të çmendura për modelet e reja GolfR

Prodhuesi gjerman Volkswagen, është duke punuar që variantet e reja të Golf R dhe GTI, të jenë shumë më të lehta e të shtohet fuqia tyre.

Me 2.0-litra, modeli R tani ka 305 kuajfuqi, por do t’i shtohen 45 njësi. Ndërsa, GTI i ri do t’i ketë gjithsej 250 kuajfuqi, 50 më shumë se i mëparshmi, transmeton Telegrafi.

Që të dy veturat do t’i nënshtrohen humbjes së peshës, duke larguar nga 35 deri në 70 kilogramë, teksa trupi tyre do të ketë aerodinamikë të shtuar.

Në këtë mënyrë, Volkswagen do të ketë të lehtë të mposhtë rivalitetin që ka me Ford Focus ST dhe RS.

Pritet që këto modele të lansohen pas dy vitesh, pak para publikimit të gjeneratës së tetë të modelit Golf.