Vokrri: Paçarada ishte futbollisti më i mirë në fushë ndaj Finlandës

Kreu i FFK-së, Fadil Vokrri ka lavdëruar në veçanti Leart Paqaradën, duke thënë se ai ishte i mrekullueshëm në pikën historike që Kosova e fitoi ndaj Finlandës.

Vokrri: Paçarada ishte futbollisti më i mirë në fushë ndaj Finlandës

Vokrri ka thënë se edhe përse nuk ra shumë në sy loja e mbrojtësit të majtë të Kosovës, ai ishte futbollisti që bëri shumë punë.

“Paçarada ishte i mrekullueshëm. Ai ndihmojë vazhdimisht lojtarët në sulm. Ndoshta nuk ra shumë në sy, por ai luajti shumë mirë. Kujtojmë edhe shtyllën që goditi”, tha Vokrri në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës, raporton Insajderi.

Paçarada është mbrojtës 22-vjeçar, i cili paraqitet me skuadrën e Sandhausen në Bundesligën e dytë gjermane.

Learti është djali i ish-portierit të Prishtinës në vitet 80′, Shukri Paqarada, i cili tanimë punon si trajner i portierëve në skuadrën e Bayer Leverkusen. /Insajderi.com