Vlorë, asgjësohen mbi 17 mijë rrënjë kanabis

Vlorë, asgjësohen mbi 17 mijë rrënjë kanabis

Policia e Vlorës ka gjetur dhe asgjësuar rreth 17 400 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Bimët narkotike ishin mbjellë në një sipërfaqe toke pa pronarë, në fshatin Vajzë të Vlorës dhe Borsh të Sarandës në 8 parcela. Asgjësimi i bimëve narkotike është bërë me anë të djegies, njofton Gazeta Shqip.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve.