Vlora Çitaku,ambasadorja e Kosovës në Amerikë, e lumtur nga suksesi i Duas i ka dërguar një letër babait të Duas, Dukagjin Lipës që është edhe menaxher i saj. " />

Vlora Çitaku u shkruan letër prindërve të Dua Lipës

Vlora Çitaku u shkruan letër prindërve të Dua Lipës

 

Vlora Çitaku,ambasadorja e Kosovës në Amerikë, e lumtur nga suksesi i Duas i ka dërguar një letër babait të Duas, Dukagjin Lipës që është edhe menaxher i saj.

Arsyeja pse Çitaku i ka shkruar letër, ka qenë një artikull që është shkruar nga prestigjiozja “New York Times” së fundmi për sukseset e yllit shqiptar Dua Lipës.

‘Sytë na u mbushën me lot kur pamë fotografinë dhe artikullin e mrekullueshëm për Duan. Çfarë ndjenje! Çfarë krenarie!”, kishte shkruar Çitaku.

Ajo thotë se ky artikull nuk është i rastësishëm pasi kanë parë punën e palodhshme të Duas dhe ekipit të saj.

“Prandaj desha që personalisht të ju falënderoj dhe t’i uroj suksese të mëtutjeshme Duas, vajzës nga Kosova që është ambasadorja më e mirë që ne mund të kemi”, kishte shkruar më tej Çitaku.

Babai i Duas, Dukagjini është shprehur tejet i privilegjuar nga kjo letër që kishte marr nga ambasadorja Çitaku.

Ai në profilin e  tij në Instagram kishte postuar këtë letër duke falënderuar ambasadoren Çitaku.

“Faleminderit zonja ambasadore @vcitaku për kopjen e New York Times dhe një letre të mrekullueshme. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj. Shihemi se shpejti. Dugi dhe Anesa”, kishte lënë mbishkrim Dukagjini.